Një ish-punonjës i BIA-s bëhet deputet i Kosovës, ja çfarë thotë Mustafa

1 muaj më parë

Një ish-punonjës i BIA-s bëhet deputet i Kosovës, ja çfarë thotë Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin që një ish-punonjës i shërbimit sekret serb (BIA) do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një konference për media, pas mbledhjes së kryesisë të LDK-së.

“Nuk jemi ne si LDK që e parapërcaktojmë se kush do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, atë e përcakton ligji dhe KQZ-ja pasi të ketë përfunduar e gjithë procedura”.

“Ne me keqardhje e kemi marrë këtë informatë se një ish-punonjës i BIA-s do të vijë dhe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës. Ligji duhet të veprojë dhe Kushtetua; ashtu siç vepron ligji, ashtu do të veprojmë edhe ne”.

Kujtojmë se bëhet fjalë për Branislav Nikoliq, i cili ka arritur ta siguroj një ulëse në Kuvendin e Kosovës duke marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe.

Personi në fjalë dyshohet se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA).