Një i vdekur në Pejë, policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

1 javë më parë

Një i vdekur në Pejë, policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Policia në Pejë ka raportuar për një rast vdekjeje në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Pas marrjes së informatës, Policia thotë se “menjëherë njësitet relevante kanë dalur në vendin e  ngjarjes”, dhe “aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) si dhe viktimën të shtrirë në dhomë”, shkruan AktivPress.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të  gjitha rrethanat rreth këtij rasti”, njofton Policia.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e  Mjekësisë Ligjore për obduksion./AktivPress/