Situata në veri: Gjashtë policë të lënduar, polica jep detaje se çka ndodhi atje

2 javë më parë

Situata në veri: Gjashtë policë të lënduar, polica jep detaje se çka ndodhi atje

Gjashtë zyrtarë të Policisë janë lënduar gjatë kryerjes së një operacioni për parandalimin e kontrabandimit të mallrave në Mitrovicën e Veriut.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Infokus.

Pesë prej policëve të lënduar janë shqiptarë, ndërsa njëri nga ta është i nacionalitetit serb.

“Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (5) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (1) i nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia gjatë aksionit në tërë Kosovën ka arrestuar tetë persona, një në Pejë, një në Prishtinë, dy në Mitrovicë të Jugut dhe tre në atë të Veriut.

Policia ka bërë të ditur se grupe kriminale në veri në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Policisë./Gazeta Infokus/