Një delegacion i policisë çeke po qëndron në Kosovë

4 javë më parë

Një delegacion i policisë çeke po qëndron në Kosovë

Një delegacion i lartë i Policisë së Republikës së Çekisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Departamentin e Kufirit si dhe në disa dikastere të MPB-së, shkruan AktivPress.

Kjo vizitë filloi me pritjen zyrtare të realizuar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së ku zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Operativë, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të departamentit të kufirit, pritën zyrtarët nga Republika e Çekisë, me të cilët diskutuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ndër të tjera u diskutua edhe rreth programit “Bashkëpunimi për zhvillimin e sigurisë” si dhe për projekte të tjera që janë me interes të përbashkët policor.

Takime dhe vizita të delegacionit do të realizohen edhe në dikastere pranë MPB-së, në Aeroport, Pika Kufitare dhe lokacione të tjera që janë paraparë si pjesë e vizitës./AktivPress/