Njazi Thaçi merr vendim që t’u jepet paga jubilare të gjithë punëtorëve të KEK-ut

4 muaj më parë

Njazi Thaçi merr vendim që t’u jepet paga jubilare të gjithë punëtorëve të KEK-ut

Drejtori Menaxhues i Korporatës Energjetikë të Kosovës, Njazi Thaçi ka marrë vendim për t’ua dhënë pagën jubilare të gjithë punëtorëve.

Vendimi është marrë pas performancës pozitive që ka arritur korporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Duke u bazuar në performancën pozitive në të gjithë sektorët, të cilat janë arritur falë angazhimit maksimal të gjithë punëtorëve duke filluar nga këtu ku nxirret thëngjilli e deri tek ata që e bëjnë prodhimin final, kemi marrë vendim që punëtorëve të KEK-ut si stimulim tu aprovojmë pagesën e pagës jubilare, duke filluar nga viti 2015 e në vazhdimësi”, ka deklaruar drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Korporata Energjetike e Kosovës ka mbi 4 mijë punëtorë të angazhuar.

Siç e dini raporti I fundit I aprovuar nga Bordi I Drejtorëve të KEK-ut, rezulton që KEK-u ka tejkaluar të gjitha objektivat e parapara në gjashtë mujorin e këtij viti. Profiti I Korporatës ka arritur në mbi 8 milion euro./AktivPress/