“Niveli i pagave në sektorin privat, shumë i ultë”

3 muaj më parë

“Niveli i pagave në sektorin privat, shumë i ultë”

Ligji për Paga, i cili u miratua nga Kuvendi i Kosovës gjatë javës që lamë pas, edhe më shumë ka thelluar hendekun e pagave mes sektorit publik dhe atij privat.

Pagat në sektorin publik kanë pësuar rritje të vazhdueshme, derisa pagat në sektorin privat për vite të tëra kanë mbetur të njëjta.

Rasim Selmanaj, anëtar i Komisionit për Administratë Publike nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se gjendja e pagave në sektorin privat është shumë e rëndë. Sipas tij, është shumë urgjente inicimi i një ligji për përmirësimin e pagave në këtë sektor, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Mendoj se sektori privat nuk është aspak mirë. Unë mendoj se duhet urgjentisht të iniciojmë një ligj të ri për çështjen e punuesve në sektorin privat”, ka thënë deputeti Selmanaj.