NISMA-s i bashkohen edhe rreth 200 studentë

6 muaj më parë

NISMA-s i bashkohen edhe rreth 200 studentë

Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar rreth 200 studentë të profileve të ndryshme.

Kryetari i partisw, Fatmir Limaj, tha se është kënaqësi e veçantë për të për t’i dëshiruar mirëseardhje intelektualëve të ardhshëm të këtij vendi, që do ta drejtojnë Kosovën në fusha të ndryshme.

“Ne besojmë se edhe si subjekt politik jemi më të fuqishëm nga sot pas ardhjes tuaj. Djem e vajza me energji pozitivë të cilët jetën e kanë përpara dhe kanë ëndrra”, ka thënë Limaj.

Ai ka ftuar studentët të jenë aktiv dhe të marrin përgjegjësi. Kreu i Nismës i ka inkurajuar studentët të thonë atë që mendojnë dhe të nxjerrin në publik idetë që kanë dhe mos t’i mbajnë vetëm për vete.

“Ju sot si pjesë aktive e kësaj shoqërie presim nga ju angazhim, ide e iniciativa dhe bashkë ti arrijmë objektivat tona shtetërore. Nuk ka gjë më të rëndësishme se një njeri me ofru veten për të shërbyer përtej vetes, por me ngarku veten me detyra që do ta bënin lagjen, e komunën më mirë”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, Lideri i Nismës ka thënë se dëshiron që djemtë dhe vajzat të kenë hapësire dhe të tregojnë që në Kosovë ka mundësi me ndërtu një subjekt politik i cili ofron dhe respekton diversitetet politike dhe krijon ura bashkëpunimi mes subjekteve për interes nacional.