Ngritjet dhe rëniet e edicionit të sapopërfunduar në Serie A

2 muaj më parë

Ngritjet dhe rëniet e edicionit të sapopërfunduar në Serie A

Edicioni i ri në Serie A do të nisë muajin tjetër, saktësisht më datën 19 shtator. Megjithatë, edicioni i sapopërfunduar mbetet i veçantë në shumë aspekte, duke filluar nga pushimi i detyruar prej tre muajve shkaku i përhapjes së koronavirusit, shkruan AFP. Edicioni 2019/20 përfundoi të dielën e shkuar në Serie A pas një maratone prej 11 muajve, kurse Juventusi u kurorëzua me titullin e kampionit për vitin e nëntë rresht. Më poshtë, janë paraqitur ngritjet dhe uljet e sezonit të fundit në Itali:

Rënia e Juventusit

Juventusi e fitoi titullin e kampionit për herën e 36-të në histori të klubit, por sezonin 2019/20 e përfundoi me numrin më të vogël të pikëve përgjatë nëntë edicioneve të fundit, në të cilët triumfoi në Serie A. Skuadra e trajnerit Maurizio Sarri edicionin e fundit e mbylli me 83 pikë – rezultati më i ulët sa u përket pikëve në dekadën e fundit – dhe me numrin më të madh të humbjeve brenda një edicioni, gjithsej shtatë. Juventusi i fitoi vetëm dy prej tetë ndeshjeve të fundit, përfshirë këtu edhe humbjen në shtëpi nga Roma (3:1) të shtunën e shkuar. Për Juventusin, kjo ishte humbja e parë në “Allianz Stadium” që nga muaji prill i vitit 2018. Gjithashtu, Juventusi pranoi 43 gola gjatë edicionit 2019/20, më shumë se në tetë edicionet e fundit, ku e festoi titullin e kampionit. “Duke marrë parasysh të gjitha problemet që kemi pasur këtë sezon, i cili ishte ndryshe nga

Tërbimi i Contes me pronarët kinezë të Interit

Interi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte, e mbylli edicionin si nënkampion i Italisë, me vetëm një pikë më pak se Juventusi. Për Interin, ky ishte suksesi më i madh që nga vitit 2011. Mirëpo, e ardhmja e trajnerit Conte që ka kontratë edhe dy vjet, është hedhur në dyshim pas shpërthimit të tij në duelin e fundit. Pas fitores 2:0 në Bergamo ndaj Atalantas, ku edhe Interi siguroi vendin e dytë, Conte kritikoi pronarët kinezë të klubit. “Ka qenë një vit i vështirë në nivelin personal, shumë i ashpër”, tha Conte, i cili u zemërua me kritikat e perceptuara të mediave ndaj tij dhe ekipit të tij. “Ne nuk morëm fare mbrojtje nga klubi pas kritikave që kishim. Do të ketë diskutime me presidentin Steven Zhang për këtë çështje, por ai është në Kinë”. Gjithashtu, Conte ka mbetur i pakënaqur edhe me blerjet e klubit.