Ngjyrat e flokëve që do të dominojnë këtë dimër

4 muaj më parë

Ngjyrat e flokëve që do të dominojnë këtë dimër

Dimri ka ardhur zyrtarisht dhe përveç trendeve të veshjeve na interesojnë edhe ato të flokëve, pasi dihet roli i madh që flokët luajnë në pamjen e dikujt. Nëse kemi nevojë për një ndryshim drastik e dimë që mjafton të ndryshojmë ngjyrën apo modelin e flokëve. Dhe është pikërisht ajo që na duhet kur ndërrohen stinët. Cilat janë ngjyrat e flokëve që do të jenë trendi i këtij sezoni? Frymëziohuni me disa ide dhe gjeni atë që ju përshtatet.

1

Gështenjë me fije ari
Miranda Kerr e ka përqafuar këtë trend, i cili i ka dhënë dritë pamjes së saj prej bruneje.

2

E zeza e thellë
Nëse ngjyra e zezë e flokëve ju shkon, mos hezitoni ta provoni këtë dimër. Dhe mos harroni: Sa më shumë shkëlqim, aq më mirë.

3

Grija e hirtë
Nëse jeni në mëdyshje dhe nuk e dini nëse doni të bëheni bjonde apo brune, grija e hirtë është zgjidhja perfekte për ju.

4

Roza pastel
Nuk është ngjyra më e zakontë që shohim vërdallë, por është perfekte për ato që duan të guxojnë.

5

Bjonde bebe
Kjo bjonde me tone të ngrohta mund të jetë ajo që keni kërkuar gjithmonë. Baza natyrale i jep edhe më shumë ngrohtësi pamjes tuaj.

6

Çokollatë dhe bakër
Nëse dëshironi të qëndroni sa më natyrale, kjo është ngjyra që ju duhet.

7

Ngjyrë mjalti
Dëshironi diçka të ndërmjetme mes bjondes bebe dhe asaj të bakrit? Ngjyra e mjaltit është perfekte.
 Revistaclass