Ngjarje e rëndë në Gjermani, dy fëmijë shqiptarë mbyten në rezervuar

5 ditë më parë

Ngjarje e rëndë në Gjermani, dy fëmijë shqiptarë mbyten në rezervuar

Një tragjedi është shënuar në një familje shqiptare që jeton në Greven të Gjermanisë.

Dy prej trinjakëve, vetëm 2 vjeç janë mbytur në një rezervuar me ujë, në të cilën fqinjët mbanin peshq dekorativë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 26 qershor 2020.

Të vegjlit ishin kthyer nga kopshti dhe po luanin në shtëpi. E ema kishte disa ditë që kishte qenë e sëmurë.

Në një moment dy prej trinjakëve janë larguar nga oborri i banesës dhe pasi kanë kaluar rrugën e makinave janë drejtuar tek rezervuari i fqinjt, për të parë peshqit.

Kur dy fëmijët janë larguar, binjakja e tretë ka nisur të qajë.

E motra e madhe ka shkuar për ta qetësuar dhe në momentin kur ka parë që nuk kanë qenë në shtëpi dy binjakët ka nisur t’i kërkojë.

Ndërkohë fqinja, një grua e moshuar kur ka parë fëmijët brenda në rezervuar ka nisur të thërrasë ndihmë, ndihmë.

Zërin e saj e ka dëgjuar vajza e familjes dhe ka vrapuar drejt rezervuarit

Menjëherë i ka nxjerrë jashtë fëmijët të cilët janë dërguar me urgjencë me helikopter në spital.

Por, pavarësisht të gjithë përpjekjeve të dy fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe zemra e tyre ndali të premten.

Ngjarja është vërtetë një aksident tragjik tha zëdhënësi i policisë, Andreas Bode pa dhënë detaje të mëtejshme

Ora News mëson se tragjedia ka ndodhur në familjen e Almir Kryemadhit, me origjinë nga Skrapari por që kishte jetuar në Tiranë. Bashkëshortja e tij është nga Lushnja.

Ata kishin tre vite që jetonin dhe punonin në Gjermani. Një tragjedi e tillë u ra si gjeme familjes e cila vetëm pak ditë më parë kishte festuar 2 vjetorin e trenjakëve, pikërisht më 6 qershor.

Ngjarja e rëndë ka shokuar të gjithë komunitetin dhe është përcjelle nga të gjitha mediat gjermane.