Ngacmoi seksualisht gjyqtaren, futbollisti i ri merr dënimin

2 javë më parë

Ngacmoi seksualisht gjyqtaren, futbollisti i ri merr dënimin

Një 14-vjeçar është pezulluar nga futbolli për një vit në Itali pasi hoqi pantallonat e tij para një gjyqtareje femër dhe filloi të bënte veprime seksuale.

Megjithatë, ndalimi i tij do të përgjysmohet nëse ai do të regjistrohet në një kurs riedukimi në qytetin e Venedikut.

Incidenti ndodhi më 22 maj gjatë një ndeshjeje të të rinjve, ku gjyqtarja Giulia Nicastro kishte marrë edhe fyerje seksiste nga prindërit. Megjithatë, më e keqja erdhi kur adoleshenti hoqi pantallonat e stërvitjes para 22-vjecares.

“Le të shohim nëse keni guximin të më afroheni …” i tha adoleshenti gjyqtares dhe më pas e ftoi të përfshihej në akte seksuale.

Nga ana tjetër, prindërit e tij kanë shpëtuar nga ndëshkimi. Ata fyen gjyqtaren deri në përfundim të lojës.