Nga kush frikësohet Fatmir Limaj?

4 javë më parë

Nga kush frikësohet Fatmir Limaj?

Ka qenë ndër komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje edhe nofkën e kishte çeliku.

Por, Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në intervistën e tij për prodhimin televiziv të Gazetës inFokus, emisionin n’Konak ka treguar se ka një frikë të madhe që nuk e ka bërë publike më parë.

Ka thënë se frikohet nga gjarpëri.

Megjithatë, në humor ai thotë se kjo nuk ka të bëjë asgjë me Presidentin Hashim Thaçi, i cili ka bartur këtë nofkë gjatë luftës. /inFokus