Nga e hëna rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

1 muaj më parë

Nga e hëna rikthehet i nxehti afrikan në Kosovë

Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi Kosovë, gjatë javës së ardhshme.

Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënojë vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera njëshifrore nga 9-13 gradë Celsius. Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Edhe në fushat barike do të ketë rritje mbi vlerat e normales. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për gjatë viseve malore.

Nuk parashihet të ketë reshje deri ditën e shtunë apo të dielën.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.