Neymar flet për largimin e Luis Enrique

4 vite më parë

Neymar flet për largimin e Luis Enrique

Neymar beson se ai është duke pasur sezonin e tij më të mirë ndonjëherë në Barcelonë, teksa pranoi pikëllimin e tij për vendimin e Luis Enrique për të lënë klubin.

Sulmuesi brazilian ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me 16 asistime për Blaugranët këtë sezon – duke i ndihmuar ata të kryesojnë në La Liga dhe të shkojnë lart në Copa del Rey.

Neymar është i kënaqur me rendimentin e tij këtë sezon, duke thënë se është më i miri i tij që nga ardhja e tij në Kataluni.

“Mendoj se është sezoni im më i mirë në Barcelona”, ka thënë fillimisht Neymar për faqen zyrtare të Barcelonës.

“Të dy, unë dhe ekipi po shkojnë mirë dhe kjo është e rëndësishme”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Santosit ka pranuar se njoftimi i menaxherit të tij, se ai do të largohet në fund të sezonit është ‘i trishtuar’ për të dhe shokët e tij.

“Është e trishtueshme, sepse ai është dikush që kemi shumë dashuri për të”, vazhdoi Neymar.

“Kemi qenë me të për tre sezone dhe kemi shumë besim tek ai. Ne i dëshirojmë atij më të mirat në jetë”.

“Ai e di se çfarë është më e mirë për të dhe ne jemi vetëm të kënaqur me mënyrën se si ai na ka ndihmuar në vitet e fundit, në të cilën ne kemi fituar aq shumë trofe”, përfundoi braziliani.