Neymar afër rikthimit në Barcelonë

2 javë më parë

Neymar afër rikthimit në Barcelonë

Neymar nuk është i lumtur te Paris Saint-Germain.

Prandaj braziliani është duke dashur të kthehet pas te Barcelona, shkruan Sport, transmeton Klan Kosova.

Ai thuhet se është i frustruar me dështimin e skuadrës së PSG-së në garat evropiane. Andaj ai beson se kthimi në Camp Nou është mundësia më e mirë për të për të fituar tituj në Evropë.

PSG ishte eliminuar nga Champions League në rrethin 1/16 në të dy rastet sa Neymar është pjesë e këtij klubi.