“Newborn” thyen muret

3 vite më parë

“Newborn” thyen muret

Sinonimi i Pavarësisë së Kosovës, “Newborn” do të ndryshojë pamjen e tij edhe këtë vit.

Dy ditë para nëntë vjetorit të Pavarësisë, po punohet që ky objekt të marrë pamjen e planifikuar në këtë përvjetor, shkruan Aktivpress.

Plani për këtë vit për “Newborn” u publikua nga ideatori i tij Fisnik Ismaili, i cili tha se “Newborn” sivjet është kundër mureve, sipas tij për hir të njerëzimit.

Ismaili ka treguar se shkonjat “N” dhe “W” do të rrëzohen dhe përmes tyre krijohet fjala “No Walls” apo “Jo mure”.

Deri më tani këto janë punimet, të cilat po vazhdojnë në finalizimin e projektit./Aktivpress