“New Born”, krejt ndryshe për Ditën e Pavarësisë

3 vite më parë

“New Born”, krejt ndryshe për Ditën e Pavarësisë

Simboli i Pavarësisë së Kosovës, obelisku “New Born” i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë edhe këtë vit do të ketë pamje tjetër për nëntë vjetorin e Pavarësisë.

Ideatori i “New Born”, Fisnik Ismajli ka bërë të ditur se ky objekt sivjet do të ketë një pamje krejtësisht ndryshe pasi që dy shkronja të tij do të rrëzohen.

“NEWBORN 9 – NO WALLS” është motoja e sivjetme e tij, shkruan Aktivpress.

Ismajli ka treguar se shkonjat “N” dhe “W” do të rrëzohen dhe përmes tyre krijohet fjala “No Walls” apo “Jo mure”

“Në një botë ku çdo ditë po krijohen mure, dhe lëvizja e lirë çdo ditë e më shumë po kushtëzohet nga mendjet e ngushta, e në Kosovën e brishtë, ku një mur vazhdimisht po e cenon sovranitetin e shtetit, NEWBORN do me i rrëzue këto mure, për hir të njerëzimit”, ka shkruar Ismajli në Facebook./Aktivpress