Netflix publikon 10 filmat më të shikuar dhe numrin e shikimeve (VIDEO)

2 javë më parë

Netflix publikon 10 filmat më të shikuar dhe numrin e shikimeve (VIDEO)

Një prej shërbimeve më të popullarizuara ‘streaming’, Netflix, gjatë kësaj jave e ka publikuar listën e 10 filmave më të shikuar në këtë platformë.

Platforma e famshme është e njohur për mospublikimin e të dhënëve, sidomos kur janë negative, teksa kësaj radhe ka vendosur të tregojë më shumë për filmat e vet origjinal.

Tre filmat më të shikuar të Netflixut janë “Extraction”, “Bird Box” dhe “Spenser Confidential”.

Sipas Bloomberg, nga filmat më të shikuar, shikuesit kanë pëlqyer më shumë projektet, në të cilat luajnë aktorë të njohur, si Chris Hemsworth, Sandra Bullock, Ryan Reynolds, Adam Sandler, Jennifer Aniston, Mark Wahlberg, Ben Affleck, Robert De Niro, Al Pacino e të tjerë.

Më poshtë lista e filmave më të shikuar të Netflix:

1. Extraction (99 milionë shikime)

2. Bird Box (89 milionë shikime)

3. Spenser Confidential (85 milionë shikime)

4. 6 Underground (83 milionë shikime)

5. Murder Mystery (73 milionë shikime)

6. The Irishman (64 milionë shikime)

7. Triple Frontier (63 milionë shikime)

8. The Wrong Missy (59 milionë shikime)

9. The Platform (56 milionë shikime)

10. The Perfect Date (48 milionë shikime)