Nestle mbështet UP-në me fushatën “1 Cent për student”

3 vite më parë

Nestle mbështet UP-në me fushatën “1 Cent për student”

Kompania Nestlé, sot në Universitetin e Prishtinës njoftoi nisjen e fushatës ” 1 Cent për student” brenda NESCAFÉ 3in1, përmes të cilës gjatë tre muajve të ardhshëm do të ndahen mjete nga shitjet e produktit NESCAFÉ 3in1, të cilat do të dhurohen me qëllim të modernizimit të klasve të informatikës në Universitetit të Prishtinës.

Si një markë që ka drejtimin kryesisht nga të rinjtë, Nescafe 3in1 në tregun e Kosovës i kupton nevojat e të rinjve ambiciozë në zhvillimin e tyre profesional dhe privat, dhe me fushatën NESCAFÉ 3in1 “1 Cent për student”, është duke u përpjekur të falënderoj komunitetin për mbështetjen e tyre.

Përmes ofrimit të mbështetjes në arsim, dhe duke përgatitur të rinjtë që të hyjnë në tregun e punës, Nestlé ndihmon në edukimin dhe fuqizimin e të rinjve për të hyrë në biznes dhe këtë e bën në mbarë botën.

“Në Universitetin e Prishtinës ndihmat janë të nevojshme, veçanërisht në qoftë se ne po flasim për ndihmë në formën e kompjuterëve të ri. Ne jemi mirënjohës për kompaninë Nestle në këtë iniciativë. Me ndarjen e buxhetit çdo  vit Universiteti synon të investojë sa më shumë në pajisje të IT’s, për të siguruar kushte më të mira për mësim dhe trajnim të studentëve. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e mundur, kështu që aktivitetet e tilla nga sektori i koropratave janë të një rëndësie të vacant”, tha me këtë rast Mirveta Pantina Badivuku, Pro rektore në Universitetin e Prishtinës.

Sipas studimit të kryer nga Nestle Adriatik në mesin e personave të moshës 15 deri 25 vjet, kafja është treguar si faktorë i rëndësishëm i socializimit, dhe të rinjët fillojnë pirjen e kafës me 16vjet. Hulumtimet kanë treguar se instant kafja është tipi i preferuar i kafesë në mesin e të rinjve të anketuar, të cilët në këtë rajon kryesisht vendosin për NESCAFÉ.

„Njohurit kompjuterike janë thelbësore në jetën e përditshme, ndërsa ofrimi i pajisjeve në institucionet arsimore është shumë i rëndësishëme për një arsimim cilësor të të rinjve. Duke ndarë fondet nga çdo shitje të produktit Nescafe 3në1 për modernizimin e teknologjisë së informacionit në Universitetin e Prishtinës, ne duam të motivojmë studentët që duke shijuar një pije të preferuar të tyre të mbështetin komunitetin e tyre”, tha Ivana Les, menaxhere në NESCAFÉ 3in1 pjesë e kompanisë Nestlé Adriatik. Ajo i ftoi studentët, si dhe të tjerët që duan të mbështesin Universitetin ti bashkohen nismës duke shijuar kafen e tyre të preferuar .

Nescafe 3 në1 përbëhet nga kafeia e çastit, proteina qumështi dhe sheqer. Ajo është ideale për të rinjtë që nuk u pëlqen shija e kafesë por përzierja e njohur i shijes Nescafe Classic e pasuruar me sheqer dhe qumësht. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe është kafe me shije të përkryer për çdo rast dhe moment.

(Pëmbajtje e sponsoruar)