Nëse refuzohet, Kushtetuesja mund t’i drejtohet prokurorisë

1 muaj më parë

Nëse refuzohet, Kushtetuesja mund t’i drejtohet prokurorisë

Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus ka thënë se Gjykata Kushtetuese mund të nxjerrë një aktvendim nëse nuk respektohet aktgjykimi i tyre në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve të cilët janë dënuar në tri vjetët e fundit.

Sipas tij, në mbledhjen e KQZ-së kishte tendenca që të mos merret parasysh, dhe mosrespektimi i aktgjykimit mund të i nxjerrë punë edhe Prokurorisë së Shtetit.

”Në rast se ndodh që mos të respektohet ky aktgjykim me rregulloren e punës së Gjykatës Kushtetuese parashihet që ajo të bëjë monitorimin e zbatimit dhe në rast që sheh se s’po zbatohet, atëherë nxjerr një aktvendim përmes të cilit bëhet më dije që nuk është zbatuar vendimi dhe të njëjtin e publikon edhe në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, po ashtu informohet edhe Prokurori i Shtetit për mos zbatimin e vendimit për shkak se kjo konsiderohet edhe si një vepër penale, dhe aty mund të merren edhe masa të tjera nga Prokuroria” deklaroi Krasniqi.

Ai po ashtu thotë se ka pritje që PZAP kur t’i trajtojë ankesat e partive politike të marrë një vendim të pjesshëm, duke certifikuar vetëm kandidatët që nuk kanë problem me ligjin.