Nëse keni këto karakteristika, atëherë jeni njerëz të fortë mendërisht

3 vite më parë

Nëse keni këto karakteristika, atëherë jeni njerëz të fortë mendërisht

Të paktën teorikisht, të gjitha përvojat në jetë na bëjnë më të fortë. Optimizmi, marrja e kontrollit mbi jetën tonë, të mos ndjerit keq për veten, janë vetëm disa prej karakteristikave me të cilat duhet punuar. A mendoni se i keni këto dhe të tjerat, që përmenden në video?

Ti di së të ruash ekuilibrin midis emocioneve dhe logjikës.

Njerëzit e fortë mendërisht gjejnë ekuilibër mes ndjenjave dhe asaj që është logjike.

Ti e kalon kohën tënde në mënyrë sa më produktive.

Njerëzit e fortë mendërisht fokusohen vetëm në atë që duan vërtetë.

Ti i beson aftësisë tënde për t’iu përshtatur ndryshimeve

Njerëzit e fortë mendërisht përshtaten mirë në një botë që ndryshon me shpejtësi

Ti përballesh me frikërat e tua

Njerëzit e fortë mendërisht nuk u shmangen gjërave që kanë frikë

Ti mëson nga gabimet e tua

Njerëzit e fortë mendërisht nuk gjejnë justifikime për veprimet që bëjnë. Ata pranojnë gabime dhe mësojnë.

Ti ke ekuilibër mes asaj që je dhe asaj që dëshiron të jesh

Njerëzit e fortë mendërisht nuk ndalen kurrë për të qenë më të mirë

Ti gëzon për sukseset e të tjerëve

Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish si të bashkëpunosh

Ti jeton dhe merr vendime në përputhje me vlera e tua

Nëse jeton sipas vlerave ku beson, nuk e ke kurrë problem të marrësh vendime

Të intereson të përmirësohesh dhe jo të dukesh

Njerëzit e fortë mendërisiht nuk kanë nevojë për miratimin e të tjerëve për ato që bëjnë

Ti bën jetë origjinale

Njerëzit e fortë mendërisht janë të ndershëm, pikësëpari me veten e tyre

Ti e di se ia vlen të presësh për triumfin

Njerëzit e fortë mendërisht dinë si të presin për shpërblimin e tyre

Ti i sheh vështirësitë si shanse

Për njerëzit e fortë mendërisht, çdo pengesë është një tjetër shans për t’u rritur

Njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës

Në vend të duan më shumë, njerëzit e fortë mendërisht mendojnë se kanë më shumë nga sa u nevojitet

Ti ngrihesh në këmbë, pasi rrëzohesh

Për njerëzit e fortë mendërisht, dështimi nuk është fundi i rrugës, por fillimi i saj.