Nëse e merrni 10 përqindshin nga Trusti, mjetet nuk do t’u kompensohen nga shteti

1 muaj më parë

Nëse e merrni 10 përqindshin nga Trusti, mjetet nuk do t’u kompensohen nga shteti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.

Qytetarët mund të tërheqin mjetet nga Trusit ka sqaruar ai, por që nuk do të kompensohen nga shteti.

Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi për Ekonomia Online.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pati paralajmëruar se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar kriza me pandeminë.