Nëse doni të ulni rrezikun ndaj kancerit, shtoni këta përbërës në dietën tuaj

3 vite më parë

Nëse doni të ulni rrezikun ndaj kancerit, shtoni këta përbërës në dietën tuaj

Mënyra e të ushqyerit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njerëzve. Xhenxhefili dhe speci djegës (Cayenne) jo vetëm që iu shtojnë aromë dhe shije pjatave tuaja, por mund t’ju ndihmojnë edhe të shmangni kancerin.

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se xhenxhefili ul në mënyrë të konsiderueshme shanset për t’u prekur nga kanceri.

Sipas studimit të publikuar në Revistën ‘Elektronike të Kimisë Bujqësore dhe Ushqimore’, capsaicina, një komponent që gjendet te specat dhe 6-xhinxheroli që gjendet te xhenxhefili, mund të punojnë sëbashku për të ulur rrezikun e kancerit.
Kjo sipas ‘Daily Mail’, sepse 6-xhinxheroli lidhet me capsaicinën për të formuar një përbërës shumë të fortë që pengon receptorët nxitës të rritjes së tumorit.

1. Përfitimet e xhenxhefilit
Janë dy përbërës jashtëzaonisht të fuqishëm me veti mbresëlënëse. Për shembull, xhenxhefil përmban krom, magnez, dhe zink, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e rrjedhjes së shëndetshme dhe normale të gjakut. Përveç kësaj, ‘Shoqata Amerikane e Shtatzënisë’ rekomandon që të konsumoni xhenxhefil në forma të ndryshme, të tilla si në formë çaji apo të kombinuar me ushqime të ndryshme.

2. Përfitimet e specit djegës (Cayenne)
Parandalon dhimbjen e kokës dhe inflamacionin. Poashtu, përmban shumë vitaminë C që ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar.