Nëntë vjet nga vrasja e luftëtarit dhe policit Arben Sejdiu, dorasit ende të lirë

2 javë më parë

Nëntë vjet nga vrasja e luftëtarit dhe policit Arben Sejdiu, dorasit ende të lirë

Sot janë mbushur nëntë vjet nga vrasja e policit Arben Sejdiu nga Grabanica e Klinës.

Në këtë përvjetor, ai është përkujtuar nga ministri në largim i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, shkruan AktivPress.

Berisha e ka kujtuar Arbenin jo vetëm si polic, por edhe si mik e luftëtar trim të Koshares.

“Familja e nderuar Sejdiu, miqtë e Arbenit dhe qytetarët e këtij vendi me vite presin që kryesit e veprës të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Berisha.

“Arbenin e kujtojmë çdo ditë, jo vetëm në përvjetore. Na mungon shumë, mik”, ka shtuar ai.

Arbeni është vrarë natën në shtëpinë e Naim Sejdiut, djali të axhës, 300 metra larg rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë.

Plagë të rënda trupore kishte marrë edhe vetë i zoti i shtëpisë, Naim Sejdiu, dhe djali i tij Qemajl Sejdiu.

Arbeni kishte mbetur i vdekur si pasojë e plumbave të marrë në kokë dhe qafë./AktivPress/