Nëndetësja me 44 persona zhduket pa lënë gjurmë, e gjithë marina vihet në kërkim

2 vite më parë

Nëndetësja me 44 persona zhduket pa lënë gjurmë, e gjithë marina vihet në kërkim

Flota argjentinase po kërkon nëpër të gjithë Atlantin e Jugut për një nëndetëse qa ka humbur gjurmët prej 48 orësh.

Nëndetësja me 44 persona në bord ka ndërprerë papritur kontaktin me flotën argjentinase.

“Mjeti ndodhej rreth 400 kilometra larg brigjeve të Patagonisë”, tha marina argjentinase.

Besohet se ‘ARA San Juan’, një nëndetëse e të ndërtuar në Gjermani, pësoi një defekt elektrik, raporton “BBC”.

Zëdhënësi i marinës Enrique Balbi i tha se nëndetësja ishte duke u nisur nga baza detare e Ushuaisë në bazën e Mar del Plata, stacioni i saj i zakonshëm, kur ” ndërpreu papritur  komuniki”.

Balbi tha se nëndetësja kishte furnizime ushqimore për disa ditë dhe ndoshta po vazhdonte udhëtimin e planifikuar.