Nëna vret adoleshentin që i përdhunoi vajzën 6-vjeçare

4 vite më parë

Nëna vret adoleshentin që i përdhunoi vajzën 6-vjeçare

Një grua ka vrarë një adoleshent pasi i përdhunoi vajzën e saj 6 vjec.

Connie Serbu është akuzuar se ka vrarë adoleshentin Xavier Sierra në një pyll në Florida.

Ajo është arrestuar nga policët, të cilët gjetën trupin e të ndjerit në një rrugë.

“Nuk më intereson, ai përdhunoi vajzën time, ai ka përdorur vajzën time, ajo më tregoi gjithcka,” – i tha gruaja policisë.

Po atë ditë, vëllai i 18-vjecarit u gjet i vdekur aty pranë. Sipas hetimeve të policisë, ajo e ka vrarë dhe këtë të dytin pasi është munduar që të mbrojë vëlllain.

Thuhet se ngjarja e përdhunimit ndodhi në 2016 dhe që prej asaj kohe, nëna e 6-vjecares ka planifikuar vdekjen e adoleshentit. Nuk dihet dënimi i Connie por vazhdon të jetë në paraburgim deri në një seancë të dytë.