Nëna që po sfidon diktatorin

3 muaj më parë

Nëna që po sfidon diktatorin

Svetlana Tikhanovskaya më përpara do të skuqte kotëleta sesa të kandidonte për presidente të Bjellorusisë. Të paktën kjo është ajo çka nëna amvise i tha duke qeshur një grumbulli mbështetësish në një tubim kampanje së fundi.

Por ajo iu tha atyre se kjo ofertë zgjedhore për ta sfiduar kapjen 26-vjeçare të shtetit nga Alexander Lukashenko ishte “mision” që s’mund ta refuzonte.

Politikania e papërvojë iu fut garës për presidente kur burri i saj u arrestua dhe u bllokua nga regjistrimi. Një rival serioz i dytë i Lukashenkos u burgos dhe një tjetër ka braktisur vendin.

Kështu që, Tikhanovskaya, 37-vjeçare, së cilës iu desh t’i dërgonte fëmijët e saj jashtë vendit që të jenë më të sigurt, është fytyrë befasuese për ndryshim në Bjellorusi. Bashkë kundër Lukashenkos Ajo i bashkoi forcat me Veronika Tsepkalo, gruaja e një të përfoluri për kandidat dhe me Maria Kolesnikova, menaxherja e kampanjës. Dhe të tri gratë kanë thyer rekorde sa i përket numrit të turmave në tubime në tërë vendin./KOHA