Në Vushtrri, koncert për nder të mërgimtarëve
5 muaj më parëNë Vushtrri, koncert për nder të mërgimtarëve
Sonte ka filluar një koncert në Vushtrri, si shenjë mirëseardhjeje për mërgimtarët.
Për argëtimin e të pranishëmve, që shihen të shumtë në numër, është përzgjedhur këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani.
Në hapje të koncertit, mërgimtarët i ka përshëndetur edhe zëvendësministri Isni Kilaj nga Ministria e Diasporës e kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ky koncert është organizuar nga MDIS dhe komuna e Vushtrrisë.