Në “Trepçë” vetëm ata që punojnë në minierë i kanë marrë pagat e gushtit, 500 të tjerë janë në pritje

4 javë më parë

Në “Trepçë” vetëm ata që punojnë në minierë i kanë marrë pagat e gushtit, 500 të tjerë janë në pritje

Për herë të parë prej përfundimit të luftës pagat e punëtorëve të “Trepçës” janë paguar në mënyrë të përzgjedhur.

Për muajin gusht pagat i kanë marrë vetëm minatorët, të cilët punojnë brenda minierës, ndërsa pa paga kanë mbetur rreth 500 punëtorë, stafi administrativ, sigurimi dhe punëtorët që kryejnë shërbime të tjera.

Përderisa për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht “Trepça”, kryesindikalisti i “Trepçës”, aktualisht drejtor i Prodhimit, Shyqyri Sadiku, ka fajësuar menaxhmentin që ka udhëhequr me “Trepçën” në 7 – 8 vjetët e fundit, minatorët shprehen se gjendja është përkeqësuar me ardhjen e drejtorit menaxhues të “Trepçës” Basri Ibrahimi, shkruan ‘Zëri’.

“Trepça” ka një staf më të gjerë se vetëm minatorët, ajo ka stafin administrativ, sigurimin, stafin e njësive biznesore, duke përfshirë punëtorët e industrisë kimike, të fabrikës së akumulatorëve e ata të pajisjeve përcjellëse.