Në tre muaj një veturë e konfiskuar për krime ekonomike

3 vite më parë

Në tre muaj një veturë e konfiskuar për krime ekonomike

Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, ka thënë se nga muaji prill deri në qershor është konfiskuar vetëm një veturë.

Fazliu teksa ka paraqitur raportin tre mujor për krimet ekonomike ka thënë se Këshilli Prokurorial (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor (KGjK) kanë është nënshkruar një memorandum për shkatërrimin e aseteve të konfiskuara të pa përdorura, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se prokurorët janë vetëdijesuar sa i përket automjeteve të cilat kanë mundësuar krimin e organizuar.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se mes konfiskimet dhe sekuestrimit ka dispozicion të madh.

Ai ka thënë se gjate këtij 3 mujori nuk kemi treguar rezultat të mirë duke krahasuar me të njëjta periudha të viteve të kaluara. Lumezi bëri të ditur se vlera sekuestrimit 293 mijë kurse 490 mijë euro vlera e konfiskimit.

Kryeprokurori ka folur edhe për krimet ekonomike ku ka thënë se Prishtina duhet të bëjë më shumë për zgjidhjen e këtyre lëndëve.

Ai ka thënë se edhe pse 99% te lëndëve janë kryer, ka kërkuar edhe më shumë punë pasi sipas tij, lëndët për krime ekonomike janë duke u rritur.

Bari Hyseni, anëtarë i KPK-së ka treguar se këshilli nuk ndërhynë në kërkesat që prokurorët të kërkojnë që sekuestrimet dhe konfiskimet të jenë lëndë primare.

Hyseni ka thënë se duhet të bisedohet KGjK-në pasi që sekuestrimet i ka kërkuar vet gjykata.