Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë me COVID-19, 16 prej tyre në gjendje të rëndë

2 muaj më parë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 57 pacientë me COVID-19, 16 prej tyre në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 57 pacientë me Covid-19.

34 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit gjashtë mjek, 15 Infermierë dhe tre punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

“Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë pesë lindje, një normale dhe katër me prerje cezariane”, njofton Spitali i Pejës përcjell Klan Kosova.

Kanë lindur pesë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe tre të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer nëntë operacione, ndërsa 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 mijë e 266 analiza.