“Në Shqipëri, njerëzit fejohen me zor që të bëjnë marrëdhënie seksuale”

2 muaj më parë

“Në Shqipëri, njerëzit fejohen me zor që të bëjnë marrëdhënie seksuale”

Mentaliteti i shqiptarëve vazhdon të jetë po i njëjti, nuk ka asnjë ndryshim. Gazetari Bledi Mane foli për këtë cështje tek emisioni “Late Night Show” në Ora News, ku tregoi se marrëdhëniet seksuale mbeten tabu dhe njerëzit detyrohen të fejohen për të mos shkuar nëpër shkurrë.

Bledi Mane: Ne jemi akoma një shoqëri e frustruar. Unë kam jetuar në provincë dhe nuk më vjen turp që jam nga Përmeti. Unë kur shkova për të punuar 2 vjet në 2011, mendova se do ketë evouluar si cdo vend tjetër. Kur flas për Përmetin, flas për Gramshin, Korcën, Vlorën, Shkodrën, periferitë e Tiranës. Mentaliteti ishte vend-numëro. Njerëz të frustruar, jo vetëm atje, por kudo. Ngaqë nuk kryejnë marrëdhënie seksuale, fejohen me zor për ta legalizuar atë marrëdhënie seksuale. Ti do vazhdoje të kryeje marrëdhënie tek ferrat, tek shkurret.

Ai vijoi bisedën duke treguar historinë e një miku nga Italia, i cili do shkonte në hotel në Përmet dhe roja nuk e lejonte të hynte. Madje i thoshte, “Shko në shtëpi, do bësh seks ti.”