Në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndahen çmimet vjetore për letërsi

2 javë më parë

Në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndahen çmimet vjetore për letërsi

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë Çmimin vjetor për letërsi, për disa personalitete.

Dumoshi tha se gjatë drejtimit të MKR-së është munduar t’i qes në pah vlerat kombëtare.

“Kënaqësi që i kam shërbyer këta muaj vendit tim, duke u munduar t’i qes në pah vlerat tona kombëtare. Puna dhe përkushtimi juaj na ka bërë më të fortë në kalimin e situatës me pandeminë”, tha Dumoshi, raporton Ekonomia Online.

Çmimi për veprën “Azem Shkreli” i është ndarë shkrimtarit Mehmet Kraja.

Fituesi i çmimit, autori Mehmet Kraja duke u shpreh falënderues, tha se çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi.

“Urojë që vlerësimet që kanë dalë nga juria të jenë vlerësime reale. Çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi”, tha ai.

Kurse çmimi për veprën më të mirë për fëmijë “Vehbi Kika” i është ndarë Nexhat Hamilajt.

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau edhe çmimet vjetore për letërsi për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” i është ndarë Agron Shalës, për veprën “Dekalogu”, shkruan AktivPress.