Në Serbi nis takimi i Këshillit të Sigurisë, diskutohet për Kosovën

1 muaj më parë

Në Serbi nis takimi i Këshillit të Sigurisë, diskutohet për Kosovën

Ka nisur pak pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Temë disktuimi atje do të jenë zhvillimet e fundit në veri pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga Kosova ndaj veturave me targa të Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Këshilli kryesohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe në seancat marrin pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, dhe Drejtori i BIA -s , Bratislav Gashiq.