Në Prizren erdhi në jetë foshnja e parë nga nëna durrsake e ikur nga tërmeti

3 ditë më parë

Në Prizren erdhi në jetë foshnja e parë nga nëna durrsake e ikur nga tërmeti

Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ka lindur një foshnje e gjinisë mashkullore nga një grua e cila kishte ardhur nga Durrësi pasi që ishte një nga të prekurit e tërmetit në Durrës, e cila po strehohet në Kosovë.

Lajmin për “Rtv Besa” e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Ai tha se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë, derisa njoftoi se të njëjtit do të vazhdojnë edhe më tutje të marrin trajtimin në këtë spital.

“Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabile. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren, ndërsa nëna dhe foshnja do të vazhdojnë të marrin trajtimin edhe më tutje”, tha ai.