Në pritje të darkës joformale në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor

1 muaj më parë

Në pritje të darkës joformale në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor

Javën e ardhshme (18.05.21) liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të shkojnë në Bruksel për një darkë joformale për të këmbyer opinionet e tyre në lidhje me zhvillimet aktuale në rajon. Borrell tha se pret nga shtetet anëtare të dalin me propozime të reja për ta bërë më të dukshëm angazhimin politik të BE-së në rajon.

Një sërë ministrash të jashtëm të vendeve anëtare, si suedezja, Ann Linde, estonezja, Eva-Maria Liimets, apo sllovaku, Ivan Korčok, ishin shprehur qysh në fillim të takimit për rëndësinë e veçantë të rajonit.

“Ne duhet të kemi në kujdes strategjik për rajonin”, tha Korčok. “Për fat të keq, gjatë dhjetë viteve të kaluara kemi qenë të përqendruar te zgjerimi. Kjo është diçka shumë e mirë, tha ai, por ne nuk duhet të humbasim vëmendjen në teknikalitete, e të harrojmë zemrat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor,të cilët të ardhmen e tyre e shohin në BE./DW/

AKTIV PRESS