Në PDK u grushtuan, në Vetëvendosje gjetën mbështetje

4 javë më parë

Në PDK u grushtuan, në Vetëvendosje gjetën mbështetje

Derisa në PDK u penguan, bile edhe u grushtuan, aktivistët e shoqërisë civile janë pritur ndryshe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përfaqësuesit e kësaj partie i kanë mirëpritur dhe janë pajtuar me nismën e tyre që Ligji pë financimin e partive politike të tërhiqet.

LVV, jo vetëm që i ka lejuar t’i vendosin pankartat në refuzim të ligji, por edhe vetë e ka vendosur një baner të madh me mbishkrimin “Pajtohemi- Ligji nuk kalon”, shkruan AktivPress.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kohë më parë pati deklaruar qëndrimin në lidhje me këtë projektligj duke theksuar se është pro rritjes së transparencës dhe llogaridhënies nga subjektet politike, por është absolutisht kundër neneve që janë antikushtetuese dhe shkelin vullnetin e votuesit siç është rasti me nenin 6 që ka të bëjë me financimin e subjekteve politike”, thuhet në qëndrimin e kësaj partie.

Kjo parti ka dënuar sulmin fizik dhe kërcënimin që ju bë aktivistëve të shoqërisë civile nga zyrtarë të PDK-së në selinë qendrore të kësaj partie politike.

“Ne kërkojmë që ky gjest antidemokratik dhe kriminal të dënohet edhe nga organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LVV./AktivPress/