3 vite më parë

Në Kosovë po rrezikohet siguria kombëtare në të gjitha drejtimet

Në Kosovë po rrezikohet siguria kombëtare në të gjitha drejtimet

Garantimi i sigurisë njerëzore kërkon një qasje të përshkallëzuar për t’iu adresuar sigurisë ekonomike, të ushqimit, të shëndetësisë, të mjedisit etj, të gjitha këto elemente janë pjesë e sigurisë nacionale
Elementet kryesore të sigurisë kombëtare janë stabiliteti politik e social, integriteti territorial, fuqia ushtarake, siguria ekonomike, siguria mjedisore,siguria e shëndetësisë, siguria e energjisë dhe e burimeve natyrore. Por siguria njerëzore është e lidhur drejtpërdrejt me:

1. Siguria ekonomike
Kosova nuk mund të shikojë drejt një të ardhmeje stabile pa siguri ekonomike e cila po rrezikohet nga shtetet fqinjë e sidomos Serbia një armik i përbetuar i popullit shqiptar. Shkatërrimet që janë bërë gjatë luftës së fundit e kalojnë shifrat me qindra miliona euro. Ekonomia e Kosovës tash e 13 vite nuk ka shënuar ndonjë rritje sepse këtu në vendin tone nuk ka zhvillim ekonomik, këtu nuk ka prodhim vendor e cila do ta forconte ekonomin e vendit tonë. Një shtet pa para do të ishte para falimentimit, a thua në momentet kur do të shiten edhe kompanitë e fundit dhe nuk ka më se çka të shesë nga to ti marin parat për ti paguar rrogat e një administrate të stërngarkuar, e po ky shtet do të jetë para falimentimit sepse po rrezikohet siguria ekonomike.
Sipas raportit te publikuar nga BQK, eksportet e Kosovës kanë rënë 312 milion euro, importet janë rritur në 2.5 miliard, duke shënuar kështu rekordin më të lartë ndonjëherë të deficitit tregtar prej 2.2 miliardë eurove (në 2008 deficiti tregtar ka qenë 1.7 miliardë euro). Pra në 4 vitet e fundit, politikat ekonomike të Qeverisë kanë arrit me i dërguar jashtë Kosovës çdo vjet nga 500 milion euro më shumë se sa para implementimit të tyre.

2. Siguria e mjedisit
Në vendin tonë ndotja e mjedisit dhe sëmundjet me karakter masiv janë një rrezik potencial me tendencë në rritje për jetën e njerëzve dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Shkaqet për ndotjen e mjedisit janë të ndryshme, si: moskujdesi i mjaftueshëm nga shërbimet e shëndetësisë, mbetjet industriale (të shkaktuara nga mbetjet e fabrikave e mjeteve te transportit), teknologjike (të shkaktuara nga aksidentet teknologjike), biologjike, kimike (nga shpërndarja e mbetjeve e materialeve toksike), Ato shkaktohen gjithashtu nga pakujdesitë e njerëzve, nga tregtimi i
ushqimeve te pakontrolluara, apo edhe me qëllime të caktuara të organizatave, apo edhe të vetë shteteve me qëllim të shkatrrimit të objektivit të vetë. Por siguria njerëzore te ne është e rrezikuar edhe prej një faktori që nuk po përmendet nga institucionet tona, pra është fjala për ‘’Uraniumin e varfëruar’’ i cili konsiderohet shumë i rrezikshëm. Gjatë luftës në Kosovë është përdorur ‘’Uraniumi varfruar’.’ NATO vërteton detajet e përdorimit të U.V. n, ku në Kosovë »Në letrën e datës 7 shkurt të vitit 2000, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson i konfirmon Sekretarit të Përgjithshëm të KB, z.Kofi Anan, detajet e përdorimit të municionit me U.V. në luftën e vitit 1999 në Kosovë.
Thithja e thërmive të “Uraniumin e varfëruar” mund të ketë pasoja afatgjata në shëndet, përfshirë sëmundjet nga kanceri, deformimet gjenetike të porsalindurve, sëmundjet neurologjike, sëmundjet e veshkave dhe dëmtimet e sistemit imunologjik. Këto efekte mund të lajmërohen disa vite pas kontaminimit.
Vlerësimi i shtrirjes së “Uraniumin e varfëruar” sasia e tij në sipërfaqet e tokës së Kosovës, marrja e mostrave në të gjitha pikat ku dyshohet se është në shkallë të lart, vlerësimi i shkallës së kontaminimit, plani Aksional për dekontaminim, sanim dhe eleminim, si dhe monitorim permanent të situatës.

3. Siguria e ushqimit
Siguria e ushqimit është bazë për një popullat të shëndosh, e kjo temë te ne është ende e paprekur kur dihet se në Kosovë hyjnë ushqime të pa kontrolluara dhe të paverifikuara se sa janë të shëndetshëm. Shumë herë janë konfiskuar mallra ushqimore me afat të skaduar, por shtrohet pyetja sa here janë futur në tregun tonë dhe janë shpërndarë për konsumator mallra ushqimore dhe janë konsumuar pa e ditur as origjinën e tyre e lere ma se a i plotësojnë kushtet apo janë të rrezikshme për shëndetin e popullates. Për dallim nga vendi ynë shtetet e tjera çdo vit investojnë në sigurinë ushqimore dhe çdo vitë bëhen analiza vjetore dhe paraqiten prioritetet për vitin në vijim, kurese tek ne nuk ka një analyze të tillë dhe një vlerësim paraprak gjë që e bënë ma të pasiguritë qytetarin se a janë apo nuk janë të sigurta produktet ushqimore që i përdorim.

4. Siguria e shëndetit
Kur një shoqëri ka problem ekonomike e sociale ajo pa dyshim që ka edhe problem shëndetësore, mos kontrolli I ushqimeve, barnave, ujit, ajrit dhe tokës të gjitha të vënë në dyshim se siguria e shëndetit është rrezikuar me vetë faktin , se në vendin tone është rritur numri e sëmundjeve kronike dhe kancerogjene që është karakteristike për vendet që nuk kanë kontroll të duhur për elementet bazë për jetë.
Para disa ditëve, Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe, FDA deklaroi se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe, “Hemofarm”, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

Ky lajm u shpërnda shumë shpejt në Kosovë, kur dihet se një pjesë e madhe e medikamenteve mjekësore të prodhimeve të Serbisë gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele shumë të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia dhe sot e kësaj dite ato janë prezent në Barnatoret e Kosovës.
Siç duket lufta në teren e një shteti të përbetuar Serb që ishte dhe është e i interesuar që ta zhdukë specien e të qenit shqiptar po kalon tash në luftën speciale kundër Kosovës . Përdorimi i mënyrave dhe metodat janë shumë të sofistikuara dhe po duken shumë perfide pa u vërejtur shumë nga institucionet e Kosovës e lere ma nga popullata.

Luftës speciale duhet që qeveria e Kosovës ti përgjigjet me mjete dhe metoda speciale, në atë mënyrë që aktivitetet e tilla të neutralizohen dhe të mos përhapen tek ne. Pa dyshim se bashkërendimi i mekanizmave të shtetit për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenien e popullit duhet të jetë i koordinuar dhe në bashkëpunim të plotë.

Një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e Kosovës nga rreziqet që i kanosen është edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Duke pas parasysh se shërbimi inteligjent luan një rolin kyç në analizimin e kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë kombëtare, ajo është përgjegjëse për të analizuar qëllimet e armikut, apo edhe faktorëve të tjerë që mundë të paraqesin rrezik për vendin, në një mënyrë ajo parasheh qëllimet e kundërshtarëve të tanishëm ose të mundshëm, dhe në këtë mënyrë ajo mundëson që pushteti të jetë I organizuar për çfarëdo lloj sfide që mundet të paraqitet nga rreziku që i kanoset.
Bashkëpunimi mes shërbimit informativë, dhe mekanizmave të tjerë të sigurisë shpeshherë është esencial për mbrojtjen e popullatës dhe vetë shtetit nga sulmet e mundshme.

Duke pas parasysh se as një agjencion informative nuk i ka të gjitha resurset dhe shkathtësitë që të siguroj të gjitha informacionet e duhura lidhur me ndonjë kërcënim, bashkëpunimi është i domosdoshëm me mekanizmat e tjerë të Sigurisë..

Serbia në pamundësi që të mos jetë prezent këtu për ti realizuar planet e veta, ajo mund të përdor edhe helme kimike e biologjike pers ushqimeve, barnave , material santiar etj, me qëllim që në planin afatgjatë ta shkatërroj biologjikisht popullin e Kosovës.

Eksperimentet që i kishte bërë edhe në të kaluarën ky shtet fashist me shqiptarët duke rrahur , abuzuar po edhe duke i helmuar nuk janë të rastësishme por të gjitha të koordinuar nga mekanizmat shtetëror Serb dhe kjo strategji është e projektuar jo vetëm në më herët por edhe është duke vazhduar sistematikisht edhe në këtë kohë që jemi ne vet dëshmitar./AktivPress