Në Kosovë, ndërtimet pa mbikëqyrje dhe pa standarde

2 muaj më parë

Në Kosovë, ndërtimet pa mbikëqyrje dhe pa standarde

Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo ndodh pasi nuk ka kurrfarë mbikëqyrje nga askush.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” arkitekti Lulëzim Nixha, i cili ka thënë se në Kosovë nuk respektohen aspak standardet e ndërtimit.

Sipas tij, 90% e rasteve në vendin tonë ndërtojnë njerëz, të cilët nuk kanë njohuri në ndërtim, pra laikët në ndërtim janë investitorë.

Nixha tutje ka kundërshtuar edhe Ligjin e Legalizimit, pasi është korrupsion total i shtetit dhe i cili do të lërë shumë pasoja.

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë teksa ka folur për gazetën nuk e mohuar se edhe në kohën sa mbante këtë pozitë ka pasur lëshime sa u përket ndërtimeve.