Në kërkim të shpirtit të Beethovenit

1 muaj më parë

Në kërkim të shpirtit të Beethovenit

Nga Anastassia Boutsko

Nuk është sekret fakti se Ludwig van Beethoven ka revolucionarizuar gati çdo aspekt të jetës muzikore gjatë epokës së tij. Qoftë duke vënë standarde për simfonitë apo për zhanret e tjera, duke definuar rolin e artistit dhe rivlerësuar marrëdhënien në mes së vjetrës dhe së resë, ose duke rivendosur standardet e koncerteve – nuk ka aspekt të jetës muzikore që kompozitori legjendar nuk e ka prekur. Dhe qasja e tij radikale nuk ishte festuar çdoherë nga bashkudhëtarët e tij.

Por çfarë do të kishte bërë Beethoven sot? Çfarë do të kishte mbrojtur? Këto pyetje po eksplorohen nga 12 muzikantë dhe artistë që i kanë bashkuar forcat për përvjetorin e Beethovenit për projektin “#bebeethoven: një laborator i ardhshëm për krijimin e muzikës në shekullin 21”, shkruan “Deutsche Welle”. Pasi që viti 2020 ishte përvjetori i 250-të i lindjes se kompozitorit me ndikim, nuk ka më hapësirë për të eksploruar trashëgiminë e tij gjatë këtyre ditëve.

I financuar nga Qeveria gjermane, projekti drejtohet nga “PODIUM”. Themeluar në vitin 2009 në Esslingen, qytet i vogël afër Shtutgardit, si një festival alternativ për muzikë kamertale për të rinj, është mbështetur gjithashtu nga vizionarët e tjerë të skenës së re muzikore, duke përfshirë “CTM Festival” në Berlin dhe Orkestrën “Tonhalle” në Zvicër. Në vitet e fundit, “PODIUM” është bërë një fuqi për hapjen e imagjinatës mbi mënyrat e krijimit të muzikës, duke bërë pyetje të mëdha për atë se “si bashkëveprojnë muzika dhe teknologjia e sotme”, se “cila është e ardhmja e muzikës klasike në një botë të globalizuar” dhe “si duket krijimi i muzikës në të ardhmen?”

Udhëheqës i projektit “#bebeethoven” është menaxheri dhe violonçelisti gjermano-amerikan Steven Walter, i cili do të drejtojë “Beethovenfest” në Bonn, pasi që drejtori i tij aktual, Nike Wagner, të tërhiqet.

“Ne i bëmë pyetje vetes se në këtë kohën tonë ku mund të gjejmë qasje interesante; projekte anësore të të menduarit që kanë potenciale të ngjashme për të ndikuar si Beethoveni”, thotë Walter, kurator i projektit. “Sigurisht, kjo nuk do të thotë se njerëzit duhet që të jenë si Beethoveni. Kjo thjesht nuk është e mundur, sepse Beethoven sot nuk do të ishte i njëjtë me atë që ishte në kohën e tij. Në vend të kësaj, ne ishim të interesuar të analizonim atë për të cilën qëndronte Beethoven dhe pastaj të mendonim për atë që “shpirti” i tij mund të qëndrojë sot.

“Nuk ka Beethoven brenda projektit, por shumë Beethovenë…”, thotë Walter, i cili përshkruan projektin “#bebeethoven” si një lloj laboratori që teston formate të reja multi-media për të bërë muzikë dhe për të bashkëvepruar me audiencat./DW