Në cilin sektor ka kërkesa për punëtorë në këtë kohë pandemie?

2 muaj më parë

Në cilin sektor ka kërkesa për punëtorë në këtë kohë pandemie?

Në Agjencinë e Punësimit ka shifra të larta të atyre që po kërkojnë punë. Vetëm për prill dhe maj kanë kërkuar punë mbi 67.000 persona. Ka ditë të shumta kur në regjistra të agjencisë hyjnë 3.000 aplikime në ditë, përderisa kërkesat e bizneseve kanë rënë në raport me vitet e kaluara.

Shpëtim Kalludra, drejtor divizioni në kuadër të Departamentit për Treg të Punës në Agjenci, thotë se bujqësia është ndër sektorët e rrallë me rritje të vogël të kërkesave për punëtorë.

Se koha e pandemisë është edhe periudhë e krizës e konfirmon edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Mirëpo, bizneseve do t’u duhet të përshtaten dhe kjo nënkupton investime në burimet njerëzore.

Oda Ekonomike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndihma e subvencione për bizneset nga shteti pasi që, sipas saj, ndër të tjerash, me to do të mbaheshin në punë shumë punëtorë.

E, përveç Agjencisë së Punësimit, rënie të numrit të kërkesave për punëtorë kanë vërejtur edhe në kompani që specializohen në burime njerëzore.

Shkumbin Ibrahimi, të rinjve u këshillon që të përpiqen ta përdorin kohën e papunësisë për t’i zhvilluar aftësitë e tyre.

Sipas Ibrahimit, sektori i teknologjisë informative është ndër të rrallët që ka shënuar rritje në kohën e COVID-19.

Ndërsa ndërmarrjeve ai u rekomandon që të përpiqen ta mbajnë stafin aktual, ku është e mundshme t’u ofrohet punëkërkuesve punë praktike.

Kur është e mundshme, ai këshillon praktikat me pagesë, që i mbulon të paktën shpenzimet e ushqimit e udhëtimit.