Ndryshon moti, sot më freskët dhe me shi

1 javë më parë

Ndryshon moti, sot më freskët dhe me shi

Gjatë ditës së mërkurë vapa afrikane do të fillojë të zmbrapset më në jug të rajonit, me afrimin e një turbullire nga Atlantiku, që pritet të kalojë orëve të pasdites.

Pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë edhe zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me breshër.

Nga dita e enjte masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të zbresin temperaturat për 10C deri 15C nga ditët e kaluara, e priten mundësi për riga lokale shiu.