2 vite më parë

Ndryshimi i kufijve sjellë Serbinë tek Ibri

Ndryshimi i kufijve sjellë Serbinë tek Ibri

Ka mbi 100 vjet që Serbia dëshiron të futet në territor të rrafshët të Kosovës. Është e pa imagjinuar që ende dikush ka ide të ndarjes së territorit. Mjerë ata politikanë kosovar që kanë këtë synim.

Kosova aktualisht ka një fat, që i gjithë territori i saj ka mbrojtje natyrore nga bjeshkët.

Ndryshimi i kufinjëve, nënkupton hyrja e Serbisë deri tek ura e Ibrit.

Duke kaluar këtej bjeshkës, përgjithmonë Kosova nuk do të ketë qetësi dhe rehati. Sipas akademik Mark Krasniqit të ndjerë, synimi i Serbisë gjithmonë ka qenë të kaloi bjeshkët. Akademik Krasniqi, ka qenë njohësi me i miri i raporteve ndër njerëzore dhe synimeve strategjike në Ballkan.

Me futjen e Serbisë në Iber, problemet do të jenë të pa-imagjinuara.

1. Siguria e Kosovës do të jetë gjithmonë e lënduar dhe e brishtë.

2. Kosova nuk do të ketë asnjëherë ushtrinë e vet.

3. Me këtë veprim, Kosova kthehet në shtetin që ka hapur probleme për botën demokratike edhe në 100 vjetët e ardhshme.

4. Komuniteti ndërkombëtare do ta izoloi Kosovën

5. Elita kosovare qe ka luftuar kundër Serbisë, ia hapë derën me të dy duart.

Synimi i Serbisë është që për 50 vjetët e ardhshme ta lë të lënduar Kosovën dhe të pa fuqishme që të udhëheqë vet dhe të krijoi kriza të reja në Ballkan.

Është momenti i fundit që Serbia dhe Greqia synojnë destabilizimin e Ballkanit duke realizuar ëndrrat shekullore.

Deri më tash të gjitha ndryshimet e kufirit nëpër botë kanë sjellë pasoja më të mëdha se sa që ka qenë në gjendjen paraprake.