Ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

1 javë më parë

Ndryshime në udhëheqjen e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019

Këshilli Organizativ i Festivalit mbarëkombëtar e ka aprovuar dorëheqjen e Dibran Fyllit nga posti i drejtorit të Festivalit folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë lirisë”- Klina 2019 dhe në vend të tij, për edicionin e sivjetmë e ka zgjedhur Alban Gashin, transmeton AktivPress.

Dibran Fylli, kohë më parë kishte dhënë dorëheqjen nga drejtori i Festivalit, në shenjë pakënaqësie për ecurinë dhe disa zhvillimeve të fundit të cilat sipas tij nuk përkojnë me karakterin e këtij manifestimi folklorik.

Megjithatë përgatitjet për edicionin e sivjetmë, thuhet në një njoftim se po vazhdojnë me ritmin normal, në mënyrë që festivali të mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor.

Edhe sivjet, pritet të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, përfshirë edhe një grup i arbreshëve nga Sicilia.

Drejtori i posazgjedhur, Alban Gashi, ka kërkuar mbështetje te të gjithëve dhe përgatitjet janë duke vazhduar për sjelljen e vlerave të mirfillta në këtë manifestim folklork.

Ndërkaq, kryesuesi i Këshillit organizativ i Festivalit, Besim Hoti, ka thënë ky eveniment i folklorit e i kulturës, traditës, historisë përgjithësisht, tashmë ka krijuar identitetin për vlerat e mëdha të folklorit mbarëkombëtar përcjellë përmes skenës, ka rendësin e vet edhe për qytetin e Klinës e edhe përkrahja e komunës do të jetë në të gjitha aspektet .

Fatmir Berisha, nga Drejtoria artistike e festivalit, ka thënë se deri tash janë kryer rreth 80 për qind e përzgjedhjes së grupeve pjesëmarrëse.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 18 grupe, e rapsodë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Në anën tjetër, Skënder Merturi, drejtor Komunal i Kulturës, ka njoftuar për procedurat e tenderimit, të cilat do të kryhen me kohë./AktivPress/