“Ndoshta edhe po lind diçka mes neve”, Graniti flet për lidhjen me Fifin

2 javë më parë

“Ndoshta edhe po lind diçka mes neve”, Graniti flet për lidhjen me Fifin

Fifi dhe Graniti gjatë kësaj nate të spektaklit janë ftuar në dhomën e rrëfimit për të folur për raportin mes tyre.

Graniti ka treguar se gjatë kësaj jave ka pasur raste që është ndjerë keq, e Fifi ka qenë ajo që ia ka hequr mërzinë, shkruan Reporteri.net.

Derisa në klip po shfaqeshin momentet mes dyshjes brenda ditëve në Big Brother, Graniti në një moment u shpreh se të ardhmes nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë mes tyre, teksa thotë se lumturinë po e gjen tek Fifi, dhe po të largohej do të ndjente një zbrazëti të madhe.

“Po ndjehem mirë, edhe po ndjehem e mbrojtur e sikur e kam një mburojë afër, dhe uroj që Graniti të jetë mburoja ime”, u shpreh Fifi pas klipit që u shfaq në ekran.

“Në një moment harrova që ndoshta, edhe po lind diçka”, tha Graniti, derisa shtoi se ka qenë Fifi që ajo gjithmonë i ka ndenjur afër.