Ndjekje spektakolare në oqean me helikopter për të kapur trafikantët

1 javë më parë

Ndjekje spektakolare në oqean me helikopter për të kapur trafikantët

Një grup trafikantësh u kapën nga ushtria meksikane pas një ndjekje spektakolare në oqean me helikopter, ndërsa po përpiqeshin të dërgonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1200 kg kokainë, me vlerë 48 milionë dollarë

Video spektakolare e shpërndarë nga autoritetet meksikane tregon se si helikopteri me marinsa ndjek varkën e fuqishme me dy motorë. Aksioni ka ndodhur të premten e kaluar në shtetin Çiapas. Si rezultat, u arrestuan 7 persona, 4 prej të cilëve meksikanë, ndërsa kishte edhe një kolumbian dhe një ekuadorian.

Ata kishin arritur t’i shpëtonin ndjekjes së forcave të armatosura kolumbiane dhe ishin futur në ujërat meksikane. Por pavarësisht se patën fat në kalimin e parë, nuk arritën të përfundonin “misionin” për të dërguar mallin në Shtetet e Bashkuara, pasi ushtarët meksikanë i ndaluan.

Ata sekuestruan 38 çanta të mbushura me kokainë, por nuk zbuluan se cilit kartel i përkiste lënda narkotike dhe as se nga cili qytet kolumbian u nis varka. Një kilogram i kokainës së sekuestruar shitet në Shtetet e Bashkuara për 40 000 $.