Ndeshjet në Serie A ka gjasa të luhen me tifozë nga korriku

1 muaj më parë

Ndeshjet në Serie A ka gjasa të luhen me tifozë nga korriku

Ndërsa rastet me koronavirusi në Itali po vazhdojnë të ulen, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka propozuar që të rihapen pjesërisht stadiumet e Series A, njoftojnë mediumet italiane.

Ndeshjet e Kupës së Italisë do të kthehen më 13 qershor, ndërsa ato të Series A nga 20 qershori. Por, ndeshjet do të jenë pa prani të shikuesve.

Në të njëjtën kohë, teatrot, kinematë dhe koncertet në ambient të hapur kanë filluar të kthehen gradualisht në Itali. Kjo ka bërë krerët e klubeve të kërkojnë kthimin e tifozëve.

Presidenti i Juventusit, Agnelli, i ka propozuar 19 pronarëve tjerë të klubeve të Series A, që gradualisht të rihapen stadiumet për tifozët nga mesi i korrikut. Ideja është që fillimisht të lejohet mbushja vetëm e 10 për qind të tribunave e të rritet më pas deri në 25 për qind, duke u mundësuar mbajtja e distancës.

Nuk është diçka e re, pasi Polonia, Rusia dhe Serbia po planifikon të lejojë tifozët nga qershori, ndërsa Spanja, Bullgaria e Portugalia po ashtu po punojnë në këtë drejtim.