Ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet në fillim të shtatorit

2 muaj më parë

Ndeshja e Kosovës me Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet në fillim të shtatorit

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Kampionatin Evropian të futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës pritet të mbahet në fillim të shtatorit, me gjasë më 3 shtator, shkruan “Ekipa.mk”, transmeton Koha.net.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes deri në shtator është marrë gjatë një video-konference mes presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin dhe përfaqësues të 55 federatave anëtare të UEFA-s.

Në këtë takim është biseduar për një afat të ri për përfundimin e kampionateve nacionale, për ndeshjet e përfaqësueseve e po ashtu edhe për vazhdimin e garave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pritet të vazhdojë deri në gusht.

Plejofi për Evropianin që është shtyrë për një vit, do të mbahet në fillim të shtatorit.

Është hera e dytë që shtyhet ndeshja, e paraparë të luhet në Shkup. Fillimisht ishte paraparë të mbahej më 26 mars e më pas më 4 qershor. UEFA pritet gjatë ditës të kumtojë gjitha vendimet.