Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare Mujë Gashi
1 muaj më parëNdërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare Mujë Gashi
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe aktivisti politik, Mujë Gashi, ka ndërruar jetë.
Kumti është dhënë nga të afërmit dhe miqtë e tij, shkruan AktivPress.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota.
“Sapo morëm lajmin e dhimbshëm për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare, aktivistit dhe kryetarit të nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Çabiq.
Me këtë rast kryetari i degës se Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë z. Sokol Bashota në emër të gjitha strukturave të PDK-së në Kline i shprehë ngushëllimet me të sinqerta familjes Gashi.
Shëmbulli i Mujës, si burrë i fjalës e udhëheqës vetmohues, do të jetë udhërrefyes për gjeneratat!”, thuhet në njoftimin e Degës së PDK-së në Klinë.
Mujë Gashi ka qenë i respektuar jo vetëm në rrethin e Klinës por edhe më gjerë./AKTIV PRESS/