Ndërron jetë ikona e letrave shqiptare, Dritëro Agolli

3 vite më parë

Ndërron jetë ikona e letrave shqiptare, Dritëro Agolli

Ka ndërruar jetë këtë të premte, në moshën 85-vjeçare, shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.

Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.

Me veprimtarinë e tij,  Agolli konsiderohet  ikonë e letrave shqiptare.

Shkrimtari Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.

Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg.

Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.